Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Surpriza dhe aksidente në Arabinë Saudite, Hamilton i 16-ti, përplasje e frikshme e Schumacher

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 18:59 | Sporte të tjera
Surpriza dhe aksidente në Arabinë Saudite, Hamilton i 16-ti,

Kualifikueset e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite po dhurojnë surpriza por edhe frikë. Surpriza vjen nga performanca e dobët e ish kampionit të botës Lewis Hamilton, i cili nuk arriti të kualifikohej në Q2 duke marrë një vend të 16-të që nuk pritej, hera e parë pas 5 viteve, kur për shkak të një dëmtimi dështoi në Brazil.

Vlen të theksohet që 5 vendet e fundit kanë të gjitha motor Mercedes, sinjal i një problemi të përbashkët, ndërkohë që për momentin gara sheh një duel Leclerc dhe Verstappen për pole position.

https://twitter.com/TSN_Sports/status/1507775975156854784?cxt=HHwWgMC9gdmQ2ewpAAAA

Por ndërkohë provat zyrtare janë pezulluar me flamur të kuq, pas një aksidenti të frikshëm të Mick Schumacher. Djali i legjendës Michael, po performonte shumë mirë por u përplas me shpejtësi në një mur të pistës, me mjetin e ndarë në dy pjesë.  

Lajmet e fundit flasin për një pilot të tronditur, por i vetëdijshëm dhe që po kontrollohet nga stafi mjekësor.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani