Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shpërthime në Shkodër, tritol biznesit të ish-kandidatit demokrat për kryetar bashkie

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 08:14 | Kronikë
Shpërthime në Shkodër, tritol biznesit të ish-kandidatit

Dy biznese janë dëmtuar nga shpërthimet e tritolit mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër.

Njëri nga bizneset ndodhet në pronën e ish-kandidatit për këtë bashki, Xhemal Bushati, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Vetë Bushati jetonte në të njëjtin pallat, bashkë me familjen.

Shpërthimet janë regjistruar në dy zona të ndryshme të qytetit, në një distancë nga njëra-tjetra, pak më shumë se 1 km, ku i pari është dëgjuar rreth orës 02:20 në një supermarket në pronësi të biznesmenit Flor Marku, në lagjen "Kongresi i Përmetit". Pas 10 minutash është dëgjuar edhe shpërthimi tjetër në një dyqan veshjesh, në lagjen “Vasil Shanto”, që ndodhet në katin e parë të godinës në pronësi të Bushatit.

Ai jeton në katin e tretë të të njëjtit pallat ku kishte edhe biznesin në pronësi, që e kishte dhënë me qera. Nga ky shpërthim i fortë kanë pësuar dëme edhe Prefektura e Shkodrës dhe disa biznese të tjera përreth, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike, që ka dënuar me ashpërsi sulmin, duke u shprehur se gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin. Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni.

“Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim”, thuhet në njoftimin e PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë