Biden nuk i tërheq komentet për Putin: Po flisja me popullin rus

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 22:55
joe biden nuk i terhq komentet per putin 1080x720

Biden nuk i tërheq komentet për Putin: Po flisja me popullin rus

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 22:55

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk tërhiqet nga komentet që bëri të shtunën për Vladimir Putin, për të cilin tha se nuk duhet të qëndrojë më në pushtet. “Nuk tërheq mbrapsht asnjë fjalë”, tha Biden të hënën nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, ai theksoi se nuk po kërkonte një ndryshim të politikës ruse, por po shprehte një opinion bazuar mbi emocionet e asaj dite. “Nuk kërkoj falje”, tha Biden.

Edhe pse Rusia i quajti të rrezikshme deklaratat e Biden, presidenti amerikan hodhi poshtë idenë se deklarata e tij mund të përshkallëzonte konfliktin në Ukrainë. Ai shtoi se gjatë fjalimit të tij, në momentin kur doli jashtë tekstit të parapërgatitur, po i drejtohej popullit rus. “Në pjesën e fundit të fjalimit tim, po i flisja popullit rus. Jo vetëm atij, por të gjithë botës. Ajo që thashë, ishte thjesht një fakt, që kjo sjellje është e papranueshme. Sigurisht që njerëzit e këqij nuk duhet të vazhdojnë të bëjnë gjëra të këqija”.

Biden tha gjithashtu se nuk i intereson se çfarë mendon Putin për komentet e tij. “Duke parë atë që po ndodh, njerëzit duhet të kuptojnë se ai ka për t’i bërë gjërat që ka në mendje. Nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm, madje, fatkeqësisht, as nga këshilltarët e tij”.