Erdogan apel Putinit për armëpushim në Ukrainë

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 10:23
turkey putin erdogan 2020 afp 1280x720

Erdogan apel Putinit për armëpushim në Ukrainë

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 10:23

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët, pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo u bë e ditur nga zyra e shtypit e presidentit turk, pas një bisede telefonike të këtij të fundit me homologun rus.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk, sipas së cilës, Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, në Stamboll.