Helmohet Abramovich, humbi shikimin për disa orë

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 18:47

Helmohet Abramovich, humbi shikimin për disa orë

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 18:47

Roman Abramovich raportohet të jetë helmuar bashkë me një prej negociatorëve ukrainas, dhe madje përfundoi i shtruar edhe në një spital në Turqi disa javë më parë. Lajmin tronditës e raporton gazeta amerikane “Wall Street Journal”, duke cituar disa burime që kanë njohuri për çështjen.

Oligarku rus raportohet se u helmua pasi ishte takuar në Kiev me ukrainasit, teksa po përpiqej të luante rolin e “paqebërësit” pas nisjes së pushtimit rus. Sipas gazetës amerikane, pronari i Chelsea-t humbi edhe shikimin për disa orë, për shkak të dhimbjeve të forta, si edhe iu rrop lëkura.

Një tjetër gazetë, britanikja “The Guardian”, miliarderi u shtrua në një spital në Turqi për t’u kuruar. Përveç tij, edhe dy persona të tjerë që morën pjesë në bisedimet për paqe më 3 mars pësuan simptoma të ngjashme, konfirmuan analistët e “Bellingcat”. Sipas tyre, këto janë simptoma që vijnë si pasojë e helmimit me armë kimike.

Të tre personat, mes të cilëve një tjetër sipërmarrës rus dhe deputeti ukrainas Rustem Umerov, kishin konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë disa orë para se t’i shfaqeshin simptomat. Një person i katërt që kishte konsumuar të njëjtat produkte nuk shfaqi asnjë simptomë.

Të nesërmen, më 4 mars, Abramovich, Umerov dhe një tjetër negociator, shkuan me makinë nga Kievi për në Lviv, për të kaluar më pas në Poloni dhe në Stamboll, për të vijuar negociatat.

Burimet e “WSJ” thanë se helmimi mund të ketë ardhur nga agjentë radikalë rusë, të cilët donin që të prishnin bisedimet e paqes, në mënyrë që lufta të vazhdonte.