“Takimi Putin-Zelenzky, i mundshëm”, Lavrov: Më në fund Perëndimi na dëgjoi

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 16:35
Lavrov perendimi te merret me problemet e veta 971x579

“Takimi Putin-Zelenzky, i mundshëm”, Lavrov: Më në fund Perëndimi na dëgjoi

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 16:35

Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të ndodhë kur palët të jenë më pranë marrëveshjes lidhur më çështjet kyçe. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, për mediat serbe.

“Një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, do të jetë i nevojshëm sapo të kemi qartësi lidhur me çështjet kyçe. Ne kemi ngritur shqetësimet tona për këto çështje për shumë vite, por perëndimi nuk na dëgjoi. Më në fund, ata na dëgjuan.

Sipas tij, çdo takim mes dy presidentëve për shkëmbimin e ideve lidhur me konfliktin do të ishte joproduktiv. “Putin nuk ka refuzuar kurrë të takohet me Zelenskyn. E vetmja gjë që ai e konsideron si thelbësore është që takimet të jenë të mirëpërgatirua. Situata është që kemi një krizë në Ukrainë. Konflikti është zgjatur kaq shumë përgjatë viteve sa kemi një numër të madh problemesh të akumuluara. Prandaj një takim vetëm për shkëmbim pikëpamjesh në këtë moment do të ishte kundër-produktiv”, tha ministri i Jashtëm rus.