Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Will Smith trondit mbrëmjen e çmimeve Oscar, godet me shuplakë prezantuesin

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 08:09 | Showbiz

Aktori Will Smith fitoi çmimin e parë Oscar në karrierë, ndonëse pak minuta para marrjes së çmimit, goditi me shuplakë prezantuesin e çmimeve, komedianin Chris Rock, duke zbehur kështu arritjen më të madhe të karrierës së tij.

53-vjeçari u ngjit në skenë dhe goditi komedianin, i cili sapo kishte bërë një batutë për kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Jada ka disa vite që vuan nga rënia e flokëve dhe duket se Will Smith nuk e pranoi një shaka të tillë.

Pasi e goditi, Smith iu drejtua sërish Rock-ut me fjalët: "Mos e përmend fare gruan time".

https://a2news.com/2022/03/28/brenda-konfliktit-smith-rock-qe-kulmoi-me-shuplaken-ne-mbremjen-oscar/

Pasi iu dorëzua çmimi si aktori më i mirë, për interpretimin e Richard Williams, babait të kampioneve të tenisit, Venus dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”, Will Smith kërkoi falje për gjestin e tij, por jo ndaj Chris Rock.

“I kërkoj ndjesë të pranishmëve në sallë dhe kolegëve të mi. Dashuria të bën që të bësh çmenduri”, tha Smith.

Gazetarëve në ceremoni nuk iu lejua që të bënin pyetje mbi shuplakën.

Policia e Los Angeles njoftoi se Chris Rock nuk ka ngritur padi, por është gati që të hetojë nëse do të ketë një padi ndaj aktorit 53-vjeçar, fitues i çmimit Oscar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë