Zelensky: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 10:12
zelensky 2 1 1280x720

Zelensky: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Përditësuar më: 28/3/2022, ora 10:12

Ukraina është e gatshme të pranojë statusin e neutralitetit, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Deklarata erdhi nga presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, të raportuar nga CNN.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral dhe jobërthamor i shtetit tonë, kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për të. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas.

Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.

“Kjo është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta garanci e sigurisë, është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër”, shtoi Zelensky.

“Ne jemi të interesuar që ai dokument të kthehet në një traktat serioz për t’u nënshkruar”, tha ai.

Zelenksy tha gjithashtu se “çështjet e Donbasit dhe Krimesë duhet të diskutohen dhe zgjidhen” në bisedimet e paqes.

Komentet e Zelensky vijnë pasi presidenca turke tha se raundi tjetër i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas do të mbahet në qytetin turk të Stambollit, të martën.

Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim”, gjatë bisedimeve me Rusinë.