Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Alqi Bllako, nënfish i Edi Ramës”, PD reagon pas urdhërarresteve të reja për inceneratorët

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 12:52 | Politikë
“Alqi Bllako, nënfish i Edi Ramës”, PD reagon pas

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që “të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri”.

“Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi të strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, lexohet në deklaratën e PD-së.

https://a2news.com/2022/03/29/inceneratori-i-fierit-dhe-i-elbasanit-spak-kerkon-arrestimin-e-nje-deputeti-te-ps/

A2 CNN Livestream

Dita jonë