Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arrestimi i Bllakos, Balla: PS nuk mund të shërbejë si mburojë për askënd

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 15:22 | Politikë
Arrestimi i Bllakos, Balla: PS nuk mund të shërbejë si

Pas kërkesës së SPAK drejtuar kuvendit për arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili theksoi se Partia Socialiste nuk do shërbejë si zyrë avokatie për askënd.

Balla njoftoi se kryetarja e Kuvendit ka thirrur mbledhjen e këshillit të mandateve nesër në orën 18, duke garantuar se nuk do të këtë asnjë pengesë procedurale për kërkesën e SPAK.

https://a2news.com/2022/03/29/alqi-bllako-nenfish-i-edi-rames-pd-reagon-pas-urdherarresteve-te-reja-per-inceneratoret/

 “PS-ja e ka thënë që nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda partisë. Kryetarja e kuvendit ka thirrur nesër në 18:00 Këshillin për mandate që është institucioni që vihet në dije për këtë situatë dhe ai këshill është vënë në dijeni, procedura do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të drejtësisë”.

https://a2news.com/2022/03/29/inceneratori-i-fierit-dhe-i-elbasanit-spak-kerkon-arrestimin-e-nje-deputeti-te-ps/

Kreu parlamentar i PS-së shtoi se “për ne është shumë rëndësishme që drejtësia të bëjë punën e saj. Kam komunikuar edhe me kryetaren e Kuvendit për ecjen sa më shpejt të procedurave parlamentare. Nuk ka asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate”, tha Balla.

                                                                                                                          

A2 CNN Livestream

Dita jonë