Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Inceneratorët, arrestime të tjera nga SPAK

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 08:40 | Kronikë
Inceneratorët, arrestime të tjera nga SPAK

SPAK ka firmosur urdhërarreste të reja për çështjen e inceneratorëve.

Disa masa sigurie janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe Florian Muça, ish-administrator i Albpetrol.

Mes 9 emrave të pranishëm në urdhër arrestin e ri, spikat sërish emri i ish-ministrit Lefter Koka, të ish-anëtares së Komisionit të dhënies së koncensioneve Etleva Kondi, të anëtarit të komisionit të prokurimit të Inceneratorëve Pëllumb Abeshi dhe të ish-kryekomunarit në Portëz, Azem Shatëri.

Ditën e djeshme, Jorida Tabaku i kërkoi Prokurorisë së Posaçme informacione mbi ecurinë e hetimeve për inceneratorët. Nëpërmjet një shkrese dërguar kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor nënvizon se raporti i përgatitur nga anëtarët e opozitës duhet të merret për bazë nga organi i akuzës.

U caktuan masa të sigurimit për shtetasit:

Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit, arrest në burg

Azem Shatëri, ish kryekomunar, Portëz, arrest në burg

Pëllumb Abeshi, ish anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve, arrest në burg

Florian Muçaj, ish anëtar i komisionit, arrest në burg

Erion Murataj, ish anëtar i komisionit, arrest në burg

Sabina Cenoimeri, ish anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Etleva Kondi, ish anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Klodian Zoto, ish administrator i Integratet Technology Servises, arrest në burg

Arenc Myrtezai, ish administrator i inceneratorit të Fierit, arrest në burg

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli