Inceneratorët, Erebara: Skema më e madhe piramidale që prej vitit 1997, kompani inekzistente kanë marrë miliona dollarë

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 20:30

Inceneratorët, Erebara: Skema më e madhe piramidale që prej vitit 1997, kompani inekzistente kanë marrë miliona dollarë

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 20:30

“Afera e inceneratorëve është një skemë piramidale, më e madhja në Shqipëri që prej vitit 1997”. Kështu e etiketoi gazetari Gjergj Erebara çështjen më të nxehtë të kronikës dhe politikës, atë të kontratave koncesionare të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Sipas tij, çdo ditë po dalin prova edhe më kompromentuese për njerëzit e përfshirë në këtë çështje, ku vetëm këtë të martë u kërkua nga SPAK arrestimi i deputetit socialist, Alqi Bllako.

“Nga dokumentet dhe hetimet po zbulohet dita-ditës sesi miliona dollarë janë paguar me fatura false, njerëz janë paguar duke mos shkuar asnjëherë në punë. Pjesa dërrmuese e parave u janë paguar kompanive inekzistente, të cilat kanë faturuar miliona dollarë”, tha Erebara.

“Pse iu desh prokurorisë kaq shumë kohë për të hetuar fakte që janë kaq të thjeshta dhe të qarta. Të njëjtat kompani që figurojnë në inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit dalin edhe në kontratat e incenetarorit të Tiranës, por ky i fundit nuk është sekuestruar”.