Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kremlini: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e vendit

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 07:21 | Bota
Kremlini: Rusia do të përdorë armë bërthamore

"Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm kur të ketë një kërcënim për ekzistencën e vendit dhe jo si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për PBS të hënën.

"Çdo rezultat i operacionit në Ukrainë, nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore. Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë, ne mund të përdorim dhe do të përdorim armët bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, tha Peskov.

Kur u pyet për komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, që e quajti Vladimir Putin një "kasap" dhe deklaroi se presidenti rus nuk duhet të mbetet më në pushtet, Peskov tha se kjo "është mjaft alarmante".

“Është fyerje personale. Sigurisht, është krejtësisht e papranueshme. Nuk i takon Presidentit të Shteteve të Bashkuara të vendosë se kush do të jetë dhe kush është president i Federatës Ruse”, theksoi ai.

Në një fjalim në Poloni të shtunën, Biden bëri një koment të improvizuar: "Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet".

Në intervistën për PBS, Peskov mohoi se forcat ruse kishin shënjestruar qëllimisht civilët në Ukrainë, pavarësisht se forcat ukrainase, gazetarët dhe refugjatët po largoheshin nga vendi duke i përshkruar bombardimet brutale që godasin infrastrukturën civile, përfshirë shtëpitë, shkollat dhe spitalet.

“Ata nuk po bombardojnë shtëpi. Ata nuk po bombardojnë apartamente. Ata nuk po bombardojnë objekte civile. Ato janë vetëm bombardime dhe synojnë infrastrukturën ushtarake", tha Peskov.

SHBA-ja zyrtarisht deklaroi javën e kaluar se forcat ruse kishin kryer krime lufte në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, ka nisur gjithashtu një hetim për pushtimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë