Në kërkim për inceneratorët, sistemi TIMS i nxjerr në Shqipëri, policia dyshon se janë larguar

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 16:42

Në kërkim për inceneratorët, sistemi TIMS i nxjerr në Shqipëri, policia dyshon se janë larguar

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 16:42

Korrupsioni në dosjen e incineratorëve ka bërë që SPAK të vijojë me urdhërarrestet ndërkohë që Kuvendit i është kërkuar heqja e i muniteteit të deputetit socialist Alqi Bllako. I dyshuar si i përfshirë në marrjen e shumave të mëdha të parave në mënyrë të jashtëligjshme, nga të dhënat e sistemit TIMS, Bllako rezulton se është në Shqipëri. Mësohet gjithashtu se përgjatë dy muajve të kaluar ai ka pasur udhëtime jashtë vendit.

Sipas sistemit TIMS në Shqipëri rezulton se është dhe Klodian Zoto, administrator i kompanisë që fitoi tenderat për ndërtimin e koncensioneve. Edhe pse sipas regjistrave të hyrje daljeve nga Shqipëria ai rezulton se është në vend, Policia dyshon se ai ka arritur të dalë në një prej pikave kufitare tokësore dhe si destinacion final ka pasur Portugalinë, pasi disponon dhe nënshtetësi portugeze.

E njëjta histori dhe me Stela Gugallja e kompanive simotra të cilat fituan tenderat e incineratorëve ndërsa sipas të dhënave të policisë 42-vjeçarja, edhe pse rezulton në Shqipëri, dyshohet se është larguar në të njëjtën mënyrë.

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në një nga lokalet e qytetit bregdetar prangat ishin dhe për Zoton e Gugalljan por që nga dhjetori e deri më sot nuk ka asnjë gjurmë të tyre.