Nga Prenga te Bllako, kush janë ligjvënësit e arrestuar

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 17:00

Nga Prenga te Bllako, kush janë ligjvënësit e arrestuar

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 17:00

Që nga viti 2013, zgjedhje në të cilat Partia Socialiste erdhi në pushtet, maxhoranca është dashur të përballet me beteja ligjore e publike kur prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve të saj. Viti 2015 do të shënojë edhe fillimin e kërkesave për arrestimin e deputetëve socialistë. I pari që ra në pranga ishte Armando Prenga, i cili u arrestua nga Policia në kushtet e flagrancës pasi u përfshi në një konflikt me armë në komisariatin e Laçit. 

Autorizimi për Prengën u pasua me ato të Arben Ndokës,Tom Doshit dhe Mark Frrokut ku dy të parë ishin deputetë nga lista e PS-së ndërsa i treti aleat në fitoren ndaj Sali Berishës.

Arben Ndoka u vu nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit për fshehjen e një dënimi në Itali, ku përpara sesa të kërkonin heqjen e mandatit, ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Tom Doshi dhe Mark Frroku, u vunë nën hetim për kallëzim të rremë dhe deklarim të rremë përpara prokurorëve kur në publik folën për një skenarë për vrasjen e Doshit. Mark Frroku më vonë përfundoi prapa hekurave me vendim të formës së prerë ku u dënua për fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim pa leje.

Në mandatin e dytë nën hetim ra kampioni i ministrave, Saimir Tahiri i cili u akuza për grup të strukturuar kriminal pas publikimit të përgjimeve të dosjes Habilaj. Në rastin e Tahirit u shënua edhe precedenti i parë ku një parlament ndryshon kërkesën organit të akuzës pasi dha autorizim për arrest shtëpie dhe jo arrest me burg, siç u kërkua nga Prokuroria. Mbrojtja e vitit 2017 nuk rezultoi efektive pesë vite më vonë pasi tani më Tahiri është prapa hekurave, i dënuar me vendim të formës së prerë. 

Historia tashmë përsëritet edhe në mandatin e tretë të socialistëve ku pas shumë akuzave publike, nën hetim ra, Alqi Bllako. Por ndryshe nga Tahiri, arrestimi i Bllakos kërkohet nga SPAK, dhe mbetet për të parë nëse socialistët do ta mbrojnë si në rastin e Tahirit apo do të japin menjëherë dritën jeshile.