Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbyllet takimi i parë Rusi-Ukrainë, palët flasin për progres

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 13:49 | Bota
Mbyllet takimi i parë Rusi-Ukrainë, palët flasin për progres

Mbyllet me nota pozitive takimi i parë mes përfaqësuesve të Kievit dhe Moskës, në Stamboll të Turqisë.  

Pjesëtari i delegacionit të Ukrainës, Mikailo Podoljak, këshilltari i Presidentit Volodimir Zelenski, tha se negociatat për arritjen e një marrëveshje për paqen do të vazhdojnë, por do të përfshijnë edhe 8 vende të tjera garante, mes të cilave edhe Turqia.

Negociatori ukrainas shtoi më tej se ishte shënuar përparim i mjaftueshëm për një takim mes presidentëve Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin.

Edhe kryenegociatori rus, Vladimir Medinski, foli për bisedime konstruktive me Kievin në Stamboll. Ai tha se pala ukrainase kishte paraqitur propozime me shkrim që konfirmojnë vullnetin e vendit për statusin neutral dhe pa armë bërthamore. Siç tha ai, propozimet do t’i përcillen Presidentit Vladimir Putin, para se t’i kthehet një përgjigje Kievit.

Sa i përket takimit të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskit, kryenegociatori rus tha se ai mund të ndodhë vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes.

Në nisje të takimit, mikpritësi Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për rezultate konkrete, që, siç tha, do të hapnin rrugën për uljen në një tryezë të dy presidentëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë