Shefi i IAEA në Ukrainë me misionin e sigurisë bërthamore

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 13:55
grossi 1280x720

Shefi i IAEA në Ukrainë me misionin e sigurisë bërthamore

Përditësuar më: 29/3/2022, ora 13:55

Edhe pse Kremlini deklaroi se nuk e sheh të nevojshme përdorimin e armëve bërthamore ndaj Ukrainës, për sa kohë nuk cenohet ekzistenca e Rusisë, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka mbërritur në Ukrainë.

Rafael Mariano Grossi do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë për të garantuar sigurinë bërthamore të vendit.

Ai do të ofrojë ndihmë urgjente teknike, duke përfshirë dërgimin e ekspertëve në vendet kryesore, në përpjekje për të shmangur rrezikun e ndonjë aksidenti.

“Konflikti ushtarak po i vë në rrezik të paparë termocentralet bërthamore të Ukrainës dhe objektet e tjera me material radioaktiv”, tha Grossi.

“Ne duhet të ndërmarrim veprime urgjente për t’u siguruar që ata mund të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të sigurt dhe të zvogëlojnë rrezikun e një aksidenti bërthamor”.

Ka pasur frikë për sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës gjatë konfliktit. Në fillim të marsit, një zjarr filloi në centralin bërthamor të Zaporizhzhia pas bombardimeve ruse pranë objektit.

Ndërsa termocentrali i Çernobilit ka ndërprerë linjat e energjisë elektrike, ndërkohë që forcat ukrainase fajësojnë trupat ruse se kanë marrë nën kontroll centralin.