Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Afera e inceneratorëve, gati 88 milionë euro të paguara deri tani nga buxheti i shtetit

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 21:15 | Ekonomi
Afera e inceneratorëve, gati 88 milionë euro të paguara deri tani

Inceneratorët janë rikthyer në qendër të debatit publik, pas kërkesës së SPAK për të arrestuar Alqi Ballkon, deputetin e Partisë Socialiste, i cili pak orë më parë dorëzoi edhe mandatin. Një hetim që ka muaj që ka nisur tashmë dhe në fokus janë inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, që është edhe më i madhi, nuk është hapur ende një hetim.

Në burg deri më tani është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për të cilin një ditë më parë, SPAK nxori akuza të reja. Paralelisht, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arreste edhe për 12 persona të tjerë, përfshi edhe zyrtarë të lartë, të lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ndërkaq ndërsa hetimet vazhdojnë, inceneratorët po u kushtojnë shqiptarëve miliona euro. Të dhënat tregojnë se që prej vitit 2016 e deri më tani, për të tre inceneratorët janë paguar 10,7 miliardë lekë ose rreth 87,8 milionë euro. Kjo, edhe pse në punë është vetëm inceneratori i Elbasanit, ndërsa Fieri dhe Tirana nuk janë ende funksionalë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli