Elizabeta Imeraj në KPA u jep përgjigje akuzave: E vërteta do dalë në shesh, të zbardhen paqartësitë

Publikuar më: 30/3/2022, ora 22:31
MB IMERAJ frame 594 1280x720

Elizabeta Imeraj në KPA u jep përgjigje akuzave: E vërteta do dalë në shesh, të zbardhen paqartësitë

Publikuar më: 30/3/2022, ora 22:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi çështjen e drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, e cila më herët ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ka qenë vendimi i Komisionerit Publik për shkak të kërkesës së ONM-së, ai që rihapi sërish çështjen e Imerajt për ta rikonfirmuar ose jo në detyrë.

Më saktësisht, vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs, disa javë më parë ka referuar në SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj. Në fakt kjo zonjë, në vitet e fundit ka bërë dhjetëra kallëzime, ku akuzon të gjithë zinxhirin drejtues të shtetit shqiptar dhe personazhe publike.

Në shpjegimin maratonë, Imeraj u dha përgjigje anëtarëve të KPA-së edhe akuzave të tjera, siç është ajo e divorcit fiktiv, ku e hodhi poshtë, të pasurisë, duke thënë se janë falsifikuar kartelat si dhe të pastërtisë së figurës, kushtoi se këto akuza orkestrohen nga krimi i organizuar dhe grupet terroriste që ajo ka hetuar.

“Unë i prezantova pretendimet e mia. Nuk ka asnjë lloj akuze që mbetet e pazbardhur. Jam e sigurt që e vërteta do të dalë në shesh. E rëndësishme është që të zbardhen në mënyrë të detajuar çdo lloj elementi i paqartë në procesin tim të rivlerësimit”, tha Imeraj në përfundim të seancës.