Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Manja: Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë, të bindur për reformën sot më shumë se kurrë

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 13:21 | Politikë
Manja: Çështjet e drejtësisë janë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në dalje nga mbledhja e Këshillit të Ministrave zbardhi dy iniciativat e propozuar nga dikasteri i tij dhe që do të dërgohen në Parlament për miratim, por komentoi shkurtimisht kërkesën për arrestim të deputetit të PS Alqi Bllako.

“Këshilli i Ministrave ka kaluar dy projektligje, me të cilën ratifikohen dy konventa të Këshillit të Europës. Njëra ka të bëj me aksesin në dokumentet zyrtare, tjetra nga mbrojtja e individëve nga përpunimi automatik i te dhënave personale. Këto konventa do të bëhen pjesë e të drejtës tonë të brendshme, në kuadër të së drejtës së informimit e dhe të drejtës personale. Është tregues i vullnetit tonë për transparencën e institucioneve publike”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, “konventa tjetër, ka 35 vjet që shërben si baza e legjislacionit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes të së dhënave personale. Lehtëson qarkullimin e të dhënave personale ndërmjet vendeve të BE-së dhe jashtë saj. Do të votohen në Parlament dhe pastaj janë të hapura për nënshkrim nga vendet pjesëmarrëse”.

Ministri u pyet edhe nëse mbante një qëndrim për dorëzimin e mandatit të deputetit të PS Alqi Bllako, si pasojë e përfshirjes së tij në skandalin e inceneratorëve.

Manja deklaroi se “qëndrimi i qeverise dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë, ne inkurajojmë drejtësinë për të kryer hetimet e shpejta dhe objektive për çështje sensitive. Ne kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, dhe jemi të bindur për të sot më shumë se kurrë".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani