Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Një bukë masive më shumë në muaj”, pensionet rriten më pak se sa çmimet

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 16:21 | Politikë
“Një bukë masive më shumë në muaj”,

Qeveria vendosi të rrisë me 3,3% të gjitha kategoritë e pensioneve në Shqipëri. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, u shpreh se ky indeksim pensionesh vjen si ndihmë për të përballuar shtrenjtimin e produkteve në Shqipëri. “Qeveria vendosi të indeksojë të gjitha kategoritë e pensioneve, edhe ato të parakohshme, në vlerën e 3,3%. Kosto në buxhetin e shtetit është 3,3 miliardë lekë”, tha ajo në një prononcim për mediat gjatë paradites.

Por sa i ndihmon kjo rritje pensionistët? Inflacioni në muajin shkurt ishte në vlerën e 3,9% ose thënë ndryshe, çmimet në vend u rritën mesatarisht me 3,9%. Ndërkohë qeveria vendosi një rritje prej 3,3% të emisioneve duke mos reflektuar realitetin në raftet e dyqaneve. Megjithëse, sipas ministres, propozimi fillestar për indeksimin ishte 2,4%, në fund rritja u vendos të ishte 3,3%.

Pra sipas ministres, qeveria ka rritur nivelin e indeksimit me 0,9% krahasuar me paratë që kishte ndarë mënjanë kur miratoi buxhetin vjetor për 2022. Përkthyer në para, fjalët e ministres do të thonë se rritja e indeksimit nga 2,4% në 3,3% është e barasvlershme me 135 lekë në muaj, gjithmonë duke marrë për bazë pensionin mesatar në qytet e jo në fshat që është mesatarisht në vlerën e 9295 lekëve.

Kësisoj, arka e hapur për pensionistët, që përbëjnë edhe shtresën e shoqërisë që ndjen më shpejt rritjen galopante të çmimeve, do të thotë një bukë masive më shumë në muaj që nuk mund të shoqërohet me asgjë tjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani