OKB jep shifrën e personave të larguar nga Ukraina

Publikuar më: 30/3/2022, ora 12:28
refugjat ukraine 1280x720

OKB jep shifrën e personave të larguar nga Ukraina

Publikuar më: 30/3/2022, ora 12:28

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se më shumë se 4 milionë persona, ose pothuajse 10% e popullsisë, është larguar nga Ukraina, që kur Rusia nisi sulmin ndaj këtij shteti.

Më shumë se 2,3 milionë persona kanë shkuar në Poloni, ndërsa të tjerët janë shpërndarë në vende si Rumania, Moldavia dhe Hungaria, sipas OKB-së.

Shefi i Agjencisë së OKB për refugjatët, Filipo Grandi, e ka quajtur arratisjen nga Ukraina si “krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore”.