Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rezultati i Censusit në RMV, shqiptarët janë rreth 30 për qind, maqedonasit 54.21 për qind

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 13:32 | Ballkani
Rezultati i Censusit në RMV, shqiptarët janë rreth 30 për

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë publikuar rezultatet e censusit për regjistrimin e popullsisë. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, njoftoi se nga personat e deklaruar, 54.21 për qind janë maqedonas, 29.52 për qind janë shqiptarë, rreth 4 për qind turq, 2.34 për qind romë, 1.18 për qind serbë, 0.87 për qind boshnjak dhe 0.44 vlleh.

Ai bëri të ditur se popullata totale e Maqedonisë së Veriut është 2 milionë e 197 mijë persona, ku 1.8 milionë e tyre janë rezidentë dhe pjesa e mbetur jashtë vendit.

Mbi 66 për qind e atyre që jetojnë jashtë Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë dhe vetëm 24.45 për qind maqedonas. Shkupi është qyteti me dendësinë më të madhe dhe numëron mbi 500 mijë banorë, ku rreth 23 për qind e tyre janë shqiptarë.

Publikimi i rezultatit të censusit vjen pas disa shtyrjeve dhe polemikave. Procesi për regjistrimin e popullatës u zhvillua nga data 5 deri më 30 shtator të vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë