Rusia mund të shesë më shumë mallra në rubla

Përditësuar më: 30/3/2022, ora 15:09

Rusia mund të shesë më shumë mallra në rubla

Përditësuar më: 30/3/2022, ora 15:09

Rusia mund të marrë në konsideratë zgjerimin e listës së mallrave të eksportuara në këmbim të Rublës. Konfirmimi vjen nga Kremlini, sipas asaj që raporton media Tass.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se kjo është një ide që duhet të përpunohet dhe sugjeroi se ka vende që po tregojnë interes të ndërsjellë për shkëmbimet tregtare me monedhat kombëtare. Ai shtoi se për ta aplikuar këtë tregti në Rubla duhet një udhëzim me propozime specifike nga presidenti Vladimir Putin.

Kjo ide u shpreh fillimisht nga zëdhënësi i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, i cili sugjeroi zgjerimin e listës së produkteve të eksportuara në këmbim të Rublës, duke përfshirë mes të tjerash miellin dhe grurin. Kjo është një tentativë për të rritur vlerën e monedhës në treg pas rënies së madhe nga sanksionet e Perëndimit.

Disa ditë më parë, Putin urdhëroi që gazi rus t’u shitej vendeve jomiqësore europiane vetëm në këmbim të Rublës. Por, kjo po refuzohet gjerësisht dhe konsiderohet si shkelje e njëanshme e kontratave. Mosmarrëveshjet po detyrojnë që vendet të përgatiten për mungesa në furnizimin me gaz dhe naftë.

Gjermania aktivizoi planin emergjent me tre hapa për sigurimin me furnizim, ku pika e parë është monitorimi më nga afër i situatës.

Robertha Beck, ministër i Ekonomisë i Gjermanisë, tha: “Aktualisht, jemi në një fazë ku ne po shohim se cila linja furnizimi mund të dëmtohen apo ndërpriten”.

Ministri gjerman shtoi se do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për të penguar ndryshimet në kontratat e gazit nga Rusia. Ndërsa njoftoi formimin e një grupi ekspertësh që do të merret me menaxhimin e krizës energjitike.