Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Akademia: I kërkuam Will Smith që të largohej pas incidentit, por refuzoi

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 08:49 | Showbiz
Akademia: I kërkuam Will Smith që të largohej pas incidentit, por

Aktorit Will Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar, pasi goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Akademia, që u përfshi në polemika për faktin që vetëm disa minuta pas incidentit, i dha 53-vjeçarit çmimin e aktorit më të mirë.

https://a2news.com/2022/03/28/will-smith-trondit-mbremjen-e-cmimeve-oscar-godet-me-shuplake-prezantuesin/

Gjithashtu, Akademia bëri të ditur se ka nisur “procedimin disiplinor” ndaj Smith.

“Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë”, lexohet në komunikatë.

https://a2news.com/2022/03/28/brenda-konfliktit-smith-rock-qe-kulmoi-me-shuplaken-ne-mbremjen-oscar/

Akademia thekson se masat ndëshkimore për Will Smith mund të vijnë në mbledhjen e radhës së bordit të saj, më 18 prill.

https://a2news.com/2022/03/29/e-qelloi-me-shpulle-will-smith-i-kerkon-ndjese-publike-komedianit-chris-rock/

A2 CNN Livestream

Dita jonë