Alarmi i ngritur për Kadastrën e Durrësit, reagon Yuri Kim

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 17:02
yuri kim selia pd 2 1024x576

Alarmi i ngritur për Kadastrën e Durrësit, reagon Yuri Kim

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 17:02

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se mirëpriti denoncimin e bërë një ditë më parë nga Artan Lame për gjendjen e Kadastrës së Durrësit.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të agjencisë së Kadastrës për mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Mirëpresim ndërmarrjen e hapave konkretë për të ndëshkuar personat përgjegjës, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion sa i përket regjistrimit të pronave në Durrës, dhe kudo tjetër në Shqipëri”, tha Kim në një postim në Twitter. 

“Këto hapa do të tërheqin më shumë investime, përfshi edhe amerikane. Gjithashtu do të bëjnë të qartë që Shqipëria është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.

Një ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës kalon çdo imagjinatë, pasi ka shumë mangësi. Ai paralajmëroi se do do ta dërgojë në SPAK dosjen me shkeljet e pretenduara. Sipas Lames, gjatë inventarizimit të kësaj kadastre, rezulton se në regjistrat e arkivit mungojnë 730 fletë, 243 faqe janë zëvendësuar dhe 569 faqe janë të dubluara. Sipas tij, rezultojnë 25 faqe të grisura edhe 1548 faqe bosh. Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre.