Berisha u rikthye në grupin e PD, Bylykbashi: Bashës nuk i kërkoi askush ta përjashtonte

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 21:05

Berisha u rikthye në grupin e PD, Bylykbashi: Bashës nuk i kërkoi askush ta përjashtonte

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 21:05

Oerd Bylykbashi, deputet i PD, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga ku foli për rikthimin e Berishës në grupin parlamentar të PD këtë të enjte, si dhe për situatën aktuale dhe të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.

Sa i përket rikthimit të Berishës, Bylykbashi u shpreh se përjashtimi i tij nga grupi parlamentar është i paligjshëm. Madje, Bylykbashi theksoi se Bashës nuk i ka kërkuar askush që ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar.

“Berisha është anëtar i grupit të PD pasi si i tillë ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit, i tillë është sipas rregullores së Kuvendit. Veprimi i Bashës më 9 shtator ishte një akt flagrant i paligjshëm në aspektin kushtetues, të kodit zgjedhor. Ai veprim nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ajo që Basha bëri nuk ja kishte kërkuar askush.  

Askush, as Lulzim Basha nuk mund të përjashtohet nga grupi parlamentar. Përjashtimi si anëtar që Basha bëri është nul, pasi këtë e bëri Kuvendi i dhjetorit.

Rregullorja e grupit parlamentar të PD ia jep funksionin e kryetarit të grupit një prej nënkryetarëve të partisë, por partia nuk ka nënkryetarë, për rrjedhojë edhe ligjërisht funksioni i Alibeajt është pa mbështetjen e rregullores së grupit parlamentar”, tha Bylykbashi.