Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bisedimet Rusi-Ukrainë rikthehen më 1 prill online, zhvillimet kryesore nga lufta

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 07:21 | Bota
Bisedimet Rusi-Ukrainë rikthehen më 1 prill online, zhvillimet

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit të pushtimit rus ndaj Ukrainës

  • Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat e tij po përgatiten për një ofensivë të përtërirë ruse në Ukrainën lindore.
  • Ai shprehu skepticizëm mbi pretendimet ruse se do të depërshkallëzonte luftimet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke e quajtur atë si pararendës të "sulmeve të reja" në rajonin separatist lindor të Donbasit.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një armëpushim në qytetin-port të rrethuar të Mariupolit të enjten në mëngjes. Evakuimi i suksesshëm i civilëve ende nuk është parë, pasi përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.
  • SHBA-ja dhe Britania e Madhe thonë se ka tensione midis Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, sepse presidenti rus ndihet i "mashtruar" prej tyre.
  • Rubla ruse është rikthyer afërsisht në nivelin që ishte kur filloi lufta në Ukrainë, pasi Moska zbatoi masa të rrepta financiare për të fryrë rublën, duke përfshirë rritjen e normave të interesit në 20% dhe futjen e kontrolleve të kapitalit ndaj rusëve, që shpresojnë të këmbejnë monedhën e tyre kombëtare me dollarë ose euro.
  • Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë sërish online, këtë të premte, tha negociatori ukrainas, David Arakhamia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë