Botërori 2022 në Katar, 29 skuadra të kualifikuara, mbeten edhe tri bileta

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 14:32
29 EKIPE TE KUALIFIKUARA NE KATAR 2022 GRAFIKA frame 2801 1280x720

Botërori 2022 në Katar, 29 skuadra të kualifikuara, mbeten edhe tri bileta

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 14:32

Botërori i vitit 2022 ka nisur të marrë formë me 29 skuadra të kualifikuara nga 32 pjesëmarrëse në total. Katari është ekipi i parë që siguroi një biletë si vend organizator. Kualifikimi automatik do të jetë edhe përfaqësimi i parë në histori në eventin më të rëndësishëm të futbollit.

Nga skuadrat që luajtën në kualifikuese, e para që siguroi biletën ishte Gjermania, prej tetorit të vitit 2021 dhe pas “pancerave” ishte radha e Danimarkës që të festonte. Brazili ishte ekipi i parë i kualifikuar nga Amerika Jugore, duke konfirmuar statusin si vendi i vetëm që ka luajtur në çdo edicion të Kupës së Botës.

Europa është kontinenti më i përfaqësuar, me 13 skuadra në total. Surpriza e madhe ishte eliminimi i Italisë, Polonia siguroi pjesëmarrjen nëpërmjet fazës play-off, nga e cila mbetet edhe një biletë. Për shkak të luftës, Ukraina dhe Skocia nuk arritën të luajnë ndeshjen gjysmëfinale, ku do të përcaktohet cila prej tyre do të sfidojë Uellsin për biletën e fundit europiane në Kupën e Botës.

Për t’u caktuar mbeten edhe dy bileta të tjera. Emiratet e Bashkuara Arabe do të luajnë përballë Australisë, për të synuar vendin në play-off përballë Perusë nga Amerika Jugore. Misioni nuk është i lehtë, por nëse vendi arab ia del, atëherë kontinenti aziatik do të kishte 6 ekipe pjesëmarrëse.

Në ndeshjen tjetër play-off për një biletë në fazën finale, Kosta Rika do të sfidojë Zelandën e Re. Ekipi nga Karaibet synon t’i bashkohet Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, me këta të fundit që u kualifikuan për herë të parë në 36 vjet.

Afrika ka pesë ekipe pjesëmarrëse, me Senegalin që synon të jetë pika e fortë e këtij kontinenti, nga i cili jashtë Botërorit mbeten skuadra si Egjipti dhe Nigeria. Botërori në Katar është turneu i parë që do të zhvillohet në dimër, nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022.

Skuadrat e kualifikuara deri tani në Botërorin 2022

29 ekipe, duke përfshirë edhe organizatorët e Katarit kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun me 32 skuadra 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022.

Europë: Gjermani, Danimarkë, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë, Serbi, Angli, Zvicër, Holandë, Poloni, Portugali

Amerikë e Jugut: Brazil, Argjentinë, Ekuador, Uruguai

Afrikë: Senegal, Kamerun, Ganë, Marok, Tunizi

Amerika e Veriut dhe Qendrore: Kanada, Meksikë, Shtetet e Bashkuara

Azi: Katar (organizator), Iran, Kore e Jugut, Arabia Saudite, Japoni

Oqeani: Një vend për t’ u përcaktuar, fituesja midis Australisë dhe Peru