Bylykbashi: Bashës i duhej një parti sa një dyqan 2 me 2, me logon te qepeni

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 19:16

Bylykbashi: Bashës i duhej një parti sa një dyqan 2 me 2, me logon te qepeni

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 19:16

Oerd Bylykbashi u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se Lulzim Basha po tentonte ta zvogëlonte sa më shumë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, i nevojitej vetëm për pazarin e radhës.

“Një grup i vogël ka ende këtë plan përçarës. Plani i Bashës për të përçarë PD-në ishte i vjetër. Më 9 shtator, unë këtë i kam thënë, ti përçave PD-në. Në këtë formë, ai e reduktoi PD-në vazhdimisht, po e mbyste në gjumë. Ai mori dhe një vendim të fundit fare që ta mbyste përfundimisht atë parti dhe të kishte partinë e tij.

Lulzim Bashës i duhej një partie e vogël sa një dyqan i vogël 2 me 2, me një logo te qepeni dhe kaq. Nuk i duhej më shumë sesa për të bërë një pazar të radhës politik”, tha Bylykbashi.

Sa i përket të ardhmes së Bashës, Bylykbashi u shpreh: “Atë nuk mund ta përzë njeri. Ai është deputet i PD dhe mund të qëndrojë aty. Në fund, PD ka nevojë për të gjitha resurset e saj”.