Dëshmojnë në polici mjekët që ndihmuan Nuredin Dumanin: Nuk mund t’i mohonim kujdesin shëndetësor

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 10:57
RENEA 1280x720

Dëshmojnë në polici mjekët që ndihmuan Nuredin Dumanin: Nuk mund t’i mohonim kujdesin shëndetësor

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 10:57

Të pyetur nga policia e Elbasanit mjekët që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani kanë thënë se janë marrë në banesë nga një i njohur i përbashkët i Dumanit, ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën e tij kriminale.

Për sa kohë kanë bërë betimin e Hipokratit nuk mund t’i mohonin kujdesin shëndetësor, si çdo qënie tjetër njerëzore.

Tri bluzat e bardha dhe 20-vjeçarja pritet të dalin nesër para gjykatës Elbasan, ku do t’u komunikohet masa e sigurisë.

Gjate operacionit policore të koduar “Arratia”, i realizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxhaj

Mirjetë Hajdini

Julian Mala

Ermal Gjeci

Bledar Berdalli