Detaje të reja nga dosja për inceneratorin e Fierit

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 12:25
Fier bllako 1280x720

Detaje të reja nga dosja për inceneratorin e Fierit

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 12:25

Detaje të reja kanë dalë në dritë për inceneratorin e Fierit, lidhur me punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos si “drejtor kantieri”, me pagë 6 mijë euro në muaj.

Sipas SPAK, nga sistemi tatimor rezulton se në të njëjtën periudhë, kur ka përfituar 14.9 mln lekë, Edmond Bllako ishte deklaruar si “brumëgatues buke” në Ersekë.

Ndërkohë, nga sistemi TIMS ka rezultuar se në 16. 04. 2019, Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos, së bashku me Klodian Zoton. Një ditë më pas, kanë udhëtuar sërish bashkë nga Roma në Rinas.

Nga të dhënat bankare të administruara, rezulton se shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”,shpk, ka bërë pagesa për fatura fiktive në drejtim të shoqërive Pivot 04, në shumën 124 147 090 lekë, Sili shpk, në shumën 14 484 931, si dhe në drejtim të shoqërisë J.P.Y shpk në shumën 7 451 050, në vlerën totale prej 146 083 071(njëqind e dyzet e gjashtë millionë e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë, vlerë monetare e kaluar më pas nëpërmjet faturave fiktive te shoqëria S… shpk, që rezulton të jetë vëllai i ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.