Dy skocezë aksidentohen me rulotë në Mallakastër

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 21:53
rulo ne kaaa 1182x720

Dy skocezë aksidentohen me rulotë në Mallakastër

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 21:53

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Poçem të Mallakastrës.

Policia bën të ditur se një automjet tip rulotë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona banues në Skoci.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.