Furtuna pushton Vlorën, 2 persona bien nga lartësitë, përfundojnë në spital

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 18:02
ere e fuqishme ne vlore moti i keq furtune 1113x720

Furtuna pushton Vlorën, 2 persona bien nga lartësitë, përfundojnë në spital

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 18:02

Era e fortë ka përfshirë disa qytete të vendit këtë të enjte, sidomos zonat bregdetare dhe veçanërisht Vlorën.

Bëhet e ditur se gjatë orëve të pasdites, në dy raste të veçanta, dy persona kanë rënë nga lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi  A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga  kati i tretë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia.