GJKKO konfirmon kërkesën për arrestimin e Bllakos

Publikuar më: 31/3/2022, ora 11:34
Kr profil alqi Bllako frame 3365 1280x720

GJKKO konfirmon kërkesën për arrestimin e Bllakos

Publikuar më: 31/3/2022, ora 11:34

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmon zyrtarisht që SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako.

Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por subjekt i institucioneve ligjzbatuese. Ish-deputeti socialist dha dorëheqjen nga mandati i të zgjedhurit, duke i vetëhapur rrugë prangave të SPAK. Nëpërmjet një shkresë të dërguar me postë në adresë të Kuvendit, Bllako nënvizon se dorëzimin e mandatit e bën me vullnet të plotë dhe me bindje se në fund të procesit gjyqësor do të provojë pafajësinë nga akuzat e ngritura.

“Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia, integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, shprehej Bllako.