Humb jetën teksa punonte me vinç në Shijak, 30-vjeçari ishte i biri i administratorit të firmës     

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 10:54
vinc 1280x720

Humb jetën teksa punonte me vinç në Shijak, 30-vjeçari ishte i biri i administratorit të firmës     

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 10:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën në punë në ambientet e një firme ndërtimi.

Policia njofton se i riu është djali i administratorit të firmës.  

Sipas policisë, 30-vjeçari ishte duke punuar në vinç, ku aksidentalisht ka rënë dhe ka humbur jetën.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.