Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Inceneratorët, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën për 9 të arrestuarit

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 14:27 | Kronikë
Inceneratorët, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën për 9

Gjykata Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për inceneratorin e Fierit.

Bëhet fjalë për shtatë masa "arrest ne burg" dhe dy "arrest në shtëpi", për dy të akuzuarat e gjinisë femërore.

U caktuan masa të sigurimit për shtetasit:

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, arrest në burg

Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz, arrest në burg

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve, arrest në burg

Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg

Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg

Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Klodian Zoto, ish administrator i Integratet Technology Servises, arrest në burg

Arenc Myrtezai, ish administrator i inceneratorit të Fierit, arrest në burg.

https://a2news.com/2022/03/31/arrestohet-alqi-bllako/

Ndërkohë, sot ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është arrestuar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë dhe komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Ai është i përfshirë në aferën për inceneratorin e Fierit dhe akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe korrupsion.

https://a2news.com/2022/03/30/inceneratoret-si-u-ngrit-afera-korruptive/

A2 CNN Livestream

Dita jonë