Inceneratorët, Pëllumbi: Të ndajmë qëllimin nga mënyra sesi veprohet, përgjegjësia është individuale

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 15:22

Inceneratorët, Pëllumbi: Të ndajmë qëllimin nga mënyra sesi veprohet, përgjegjësia është individuale

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 15:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, i ftuar në A2 CNN, komentoi zhvillimet e fundit për sa i përket aferës së inceneratorëve, ku është i sotmi lajmi për një tjetër deputet të mazhorancës, Alqi Bllako, i cili ka dorëzuar mandatin dhe është arrestuar si i përfshirë në shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.

“Ne duhet të ndajmë qëllimin nga mënyra sesi veprohet. Qëllimi i qeverisë ishte zgjidhja e një problemi shumë të madh, ku mbetjet më parë shkonin në pika ilegale, me ndotjet e jashtëzakonshme, ashtu si në Elbasan. Procedura për secilën pjesë e bëjnë persona të ndryshëm, në bazë të ligjit, kush shkel ligjin dhe kush mendon se mund t’ia hedhë ligjit, natyrisht duhet të përballet. Prandaj jo për çdo punë duhen bërë fajtorë të gjithë”, thotë deputeti.

 Ekziston një përgjegjësi politike, por Pëllumbi e refuzon këtë peshë. “Do të kishim përgjegjësi politike në qoftë se do të mbronim pozicionin e këtyre”, thotë ai, duke kujtuar edhe se në atë periudhë Alqi Bllako, por edhe Lefter Koka, ishin gjithsesi pjesë e LSI-së, edhe pse në koalicion.

Padyshim që partitë politike duhet të jenë të kujdesshme, për aq sa dimë, por nuk jemi shërbime sekrete. Ajo që është e rëndësishme është që përpjekja jonë e kahershme për reformën në drejtësi, po jep frytet e para, dhe padyshim goditjet e para i kryen tek ata që shkelin ligjin, dhe ata që e bëjnë më parë janë ata që janë në qeveri.