Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza e çmimeve, paketa e rezistencën kalon në Parlament

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 16:22 | Politikë
Kriza e çmimeve, paketa e rezistencën kalon në Parlament

Kishte kohë që mungonin mesazhet e tij nga Foltorja e sallës plenare. Por paketa e Rezistencës Sociale kërkonte së pari mbrojtjen nga shefi i qeverisë. Pas betimit, se sa të jetë kryeministër taksat e karburantit nuk hiqen, shkoi përtej. Edi Rama paralajmëroi një nismë të re për të përballuar kostot e krizës energjetike.

Sali Berisha provoi t’i përgjigjej Edi Ramës, por në mes është rregullorja e Kuvendit me parashikimin se pas kryeministrit flet kreu i opozitës. Në Kuvend drejtimin e demokratëve me letra e ka Enkelejd Alibeaj, të cilin edhe Berisha e njeh si kryetar grupi.

Pak orë më vonë është radha e Sali Bersihës në foltore. Edhe ai në qendër të akuzave dhe replikave vuri dosjet hetimore të inceneratorëve, duke marrë më pas replikën e socialistit Taulant Balla.

“Kjo qeveri vepron, funksionon mbi ju dhe para jush si një organizatë e vërtetë kriminale. Dhe ju vazhdoni të disbursoni fonde te kjo organizatë kriminale sepse jeni vetë”, tha Berisha.

“Të dëshmosh parafolësin të të bëj moral ndershmërie morale antikorrupsioni është sikur të dëgjosh djallin të të flasë për biblën. Sali Berisha është mbetja e fundit e korrupsionit”, iu përgjigj Balla.

Qëndrimet e largëta ndërmjet maxhorancës dhe opozitës nuk e vunë në dyshim forcën e PS-së në sallë për miratimin e paketës së rezistencës sociale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë