Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Lamtumirë urgjencës së Covid në Itali! Nga 1 prilli zhduken një sërë detyrimesh

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 10:19 | Bota
Lamtumirë urgjencës së Covid në Itali! Nga 1 prilli zhduken

Pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Itali për Covid-in e shpallur nga qeveria Conte e asaj kohe, më 31 janar 2020 dhe që është zgjatur disa herë. Kështu duke filluar nga 1 prilli, një sërë detyrimesh që lidhen me Green Pass-in dhe përdorimin e maskave do të fillojnë të zhduken, ndërsa ndryshojnë dispozitat për izolimin dhe karantinën.

Nga 1 prilli, Green Pass nuk do të përdoret më për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka dhe zyra postare, hotele dhe banesa, apo për të shkuar në parukeri, për të praktikuar sporte në natyrë ose për t'u ulur në tavolinat e hapura për bare dhe restorante. Leja bazë Green do të kërkohet deri më 30 Prill në sallat e brendshme, si dhe për të ndjekur ngjarje dhe gara në natyrë.

Deri më 30 prill do të mbetet detyrimi i “Green Pass” të përforcuar, për të marrë pjesë në bankete dasmash dhe ditëlindje, si dhe për të shkuar në kinema, teatro, pishina, palestra, SPA dhe diskoteka ku kapaciteti do të rikthehet në 100%, pjesëmarrja në konferenca dhe kongrese, në koncerte dhe aktivitete sportive të brendshme.

Nga 1 prilli nuk do të jetë më detyrim Green Pass në autobusë dhe metro, por do të duhet të mbahet maska Ffp2. Në avionë, anije, tragete dhe trena jorajonalë, leja bazë do të kërkohet deri më 30 prill.

Përsa i përket vaksinave, më 15 qershor nuk do të kërkohet më detyrimi për personelin e shkollave, ushtarakët, punonjësit e policisë dhe ndihmën publike e policinë vendore. Këto kategori tashmë janë rikthyer në punë që prej datës 25 mars me Green Pass, duke bërë një tampon antigjenik çdo dy ditë. Mësuesit, edhe nëse mund të kthehen në shkollë, nuk mund të qëndrojnë në kontakt me nxënësit, kështu që ata nuk mund të hyjnë në klasë dhe të japin mësim. Detyrimi i vaksinës do të skadojë më 15 qershor edhe për personat mbi 50 vjeç dhe do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit vetëm për personelin shëndetësor.

Nga e premtja, kanë ndryshuar edhe rregullat për ata që bien në kontakt me të infektuarit nëpërmjet karantinës, do të jetë e mjaftueshme vetëkontrollimi për 10 ditë me detyrimin e Ffp2, ndërsa punonjësit e shëndetësisë do të duhet të bëjnë një tampon në ditë për 5 ditë rresht. Ata që janë infektuar me virusin do të qëndrojnë në izolim derisa të kenë një tampon negativ, që do të kryhet pas të paktën shtatë ditësh, ose dhjetë ditësh për të pavaksinuarit.

Rregullat ndryshojnë edhe në shkollë. Nëse ka më shumë se 4 infeksione në klasë, do të ketë ende mësim në prani, por të gjithë do të duhet të mbajnë maskën Ffp2 për 10 ditë.

Sistemi i ngjyrave të Rajoneve do të zhduket dhe në vend të Komitetit Teknik Shkencor do të jetë një njësi për përfundimin e fushatës së vaksinimit dhe miratimin e të tjera masave antivirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani