Mungoi në mbledhjen e grupit PD, Basha: Mund të degradonte në konfrontim. Ujërat janë të turbullta, por do të qartësohen

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 13:58
31 MARS LUL BASHA JASHTE PARLAMENTIT frame 8377 1280x720

Mungoi në mbledhjen e grupit PD, Basha: Mund të degradonte në konfrontim. Ujërat janë të turbullta, por do të qartësohen

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 13:58

Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha, ka sqaruar para gazetarëve mungesën e tij në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat. Në një deklaratë para sallës së parlamentit, Basha theksoi se ka hequr dorë nga kreu i PD-së po jo nga përgjegjësia që ai ka ndaj demokratëve. Ai tha se do të vazhdojë që të punojë përditë deri në rikthimin e PD-së në një alternativë shprese për njerëzit.

“Nuk mund të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve e shqiptarëve. Unë do të punoj përditë që PD të kthehet në shpresë e alternativë e shpresë për njerëzit”.

Basha theksoi se mungoi në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar për shkak se rrezikonte që të degradonte në konfrontim, ndërsa shtoi se do të marrë pjesë sa herë që t’i shërbejë PD-së dhe jo presionit.

“Do të marr pjesë sa herë t’i shërbej grupi parlamentar të PD-së dhe jo presionit të drejtpërdrejt e  indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për t’u dhënë mundësi forumeve dhe demokratëve për të vendosur lirisht dhe jo nën presion. Prandaj sot vendosa që të mos isha i pranishëm në mbledhje që kishte gjasa të degradonte në konfrontim dhe jo në mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi PD-së”.

I pyetur për rikthimin e Berishës në grup ai tha: Unë do të bëj gjithçka që PD-ja të bashkohet në vlerat për të cilat është krijuar dhe një prej tyre është orientimi euroatlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkojë PD -ja për t’u kthyer në alternativë për njerëzit dhe do të punoj pa reshtur në këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen”.