Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në shkollë të shtunave, Ministria publikon datat e zëvendësimit të orëve të humbura nga i ftohti

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 20:33 | Sociale
Në shkollë të shtunave, Ministria publikon datat e

Ministria e Arsimit ka publikuar datat në të cilat nxënësit e arsimit paraunivesitar do të rikuperojnë ditët e pushimit që morën në janar, për shkak të të ftohtit ekstrem që pushtoi vendin në atë kohë.

Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:

- 02.04.2022 (e shtunë)

- 30.04.2022 (e shtunë)

- 14.05.2022 (e shtunë)

- 28.05.2022 (e shtunë)

Ministria e Arsimit

A2 CNN Livestream

Dita jonë