Rritja ekonomike, shqiptarët morën vetëm shërbime, prodhimi mbetet në krizë

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 16:22

Rritja ekonomike, shqiptarët morën vetëm shërbime, prodhimi mbetet në krizë

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 16:22

Rritja ekonomike plotësoi parashikimin e qeverisë, por jo të ekonomisë shqiptare. Gjatë vitit 2021 shqiptarët morën vetëm shërbime ndërkohë prodhimi u dobësua më thellë.

Sipas ekspertes, Ines Heba rritja nuk mund të konsiderohet pozitive ndërkohë që është kanalizuar në sektorë që nuk ofrojnë stabilitet ekonomik dhe mund të rrezikojmë një krizë më të madhe.

Ndërkohë që vrulli në ndërtim vazhdon të rritet, për eksperten vëmendje duhet fokusuar te bujqësia. Sipas saj, nevojiten politika për përkrahjen e bujqësisë duke nxitur kështu prodhimin për sektorin që ka zënë peshën më të madhe në GDP, deri në 20%.

Pavarwsisht rritjes ekonomike për vitin që lamë pas, ekspertja paralajmëron për një inflacion më të lartë në muajt e ardhshëm dhe ulje të konsumit që do të përkeqësojë situatën e ekonomisë shqiptare.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria shënon rritje vetëm mbi Serbinë me 7.4% dhe Maqedoninë e Veriut me 4%.