SHBA nuk rrezikon me Rusinë, aeroplanmbajtësja qëndron në Mesdhe

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 22:45
SHBA nuk rrezikon aeroplanmbajtesja qendron ne Mesdhe 1280x693

SHBA nuk rrezikon me Rusinë, aeroplanmbajtësja qëndron në Mesdhe

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 22:45

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ja miratuar planin për të zgjatur qëndrimin e aeroplanmbajtëses “USS Harry S. Truman” në Detin Mesdhe përgjatë gjithë verës, teksa pushtimi i Ukrainës nga Rusia vijon. Lajmin e konfirmojnë për CNN dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.

Avionët e kësaj anijeje ushtarake kanë kryer deri tani misione mbështetëse të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të rritur sigurinë e kufirit lindor të aleancës ushtarake, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Anija amerikane, në bordin e të cilës ka 90 avionë dhe helikopterë ushtarakë, ndodhej në bregun lindur të Shteteve të Bashkuara në dhjetor dhe tani parashikohet të qëndrojë në Mesdhe deri në muajin gusht. Bashkë me të do të qëndrojnë edhe dy anije luftarake shoqëruese, që ndjekin gjithmonë në misione aeroplanmbajtëset amerikane.

Përveç pranisë së shtuar detare, Pentagoni mund të shtojë edhe numrin e trupave të Divizionit të 82-të Ajror, për shkak se aftësitë reaguese të tyre tepër të shpejtë, që konsiderohet jetike në këtë situatë.