Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Sinjalet e bashkimit nuk jepen duke pushtuar selinë”, Alibeaj apel Berishës të tërhiqet si Basha

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 10:03 | Politikë
“Sinjalet e bashkimit nuk jepen duke pushtuar selinë”, Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar tërheqjen e Sali Berishës sikurse veproi Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ai tha se duhet të marrë fund gjuha linçuese dhe sinjalet ndarëse të PD-së, si një nevojë e njerëzve për bashkimin.

“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur dhunshëm, sikurse Berisha bën. Ka një vendim të parlamentit që ka konstituuar grupin parlamentar të PD-së dhe Berisha nuk bën pjesë. E para, ndërprerja  e menjëhershme e gjuhës linçuese, proceset paralele për të thelluar ndasinë, nuk japin sinjale të bashkimit. Kërkesa jonë është të ndërpritet kjo gjuhë e këto sinjale dhe ky është hapi i parë drejt bashkimit. Ne duam bashkimin. Që të jemi të bashkuar dhe fitues, sikurse Basha ndërmori pasojat e veta me dorëheqje, e njëjta gjë duhet të ndodhë, jo si kusht, por edhe si nevojë e njerëzve që edhe Berisha të tërhiqej. Ne kemi detyrë, ne kemi detyrimin që ta kërkojmë gjithnjë e më tepër. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Rama fërkon barkun”, tha Alibeaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu