Tabaku: Kryeministri flet për luftën, por jo për situatën që ka krijuar në vend

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 12:32
tabaku 1 1280x720

Tabaku: Kryeministri flet për luftën, por jo për situatën që ka krijuar në vend

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 12:32

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu përgjigj në Kuvend kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një krizë energjetike të rëndë globale, që u ndërlikua edhe më tepër nga lufta në Ukrainë.

“Flasim për gazin në Gjermani dhe luftën, por jo për realitetin që ka krijuar në vend Edi Rama. Nuk u kërkua ndjesë për faktin që Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë qenë deputetë të Partisë Socialiste. Të diskutosh këtu për paketën sociale dhe në të njëjtën kohë të paguash 90 000 dollarë në ditë për inceneratorët, nuk është normale. Kjo që po them nuk është më një akuzë në ajër. SPAK-u duhet të kishte çuar para drejtësisë Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn etj., të cilët duhet të jepnin llogari pse kanë mbyllur sytë para 3 kontratave abuzive për inceneratorët”, deklaroi Tabaku.

“Sot, drejtësia është në një provë të jashtëzakonshme, edhe SPAK-u është në provë. Njerëzit duan të shohin se sa është e aftë drejtësia të prekë njerëzit me pushtet. Raporti i komisionit hetimor u kthye në padi që u dorëzua në SPAK dhe kjo padi ishte udhërrëfyes për arrestimin e Alqi Bllakos. Por, kjo nuk mjafton. Duhet të ishte arrestuar edhe Armando Subashi për të njëjtat arsye për të cilat është arrestuar Bllako”, shtoi Tabaku.

Më tej, Tabaku ndau përgjegjësitë për krizën: “Nuk po themi që për gjendjen aktuale ka faj 100% qeveria, por ka 50% faj për faktorët e brendshëm. Një qeveri e përgjegjshme merr masa ndryshe. Qeveria po merr rezultatet e politikave të saj në 8 vite”.