Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ukraina ndan “çmimet Oscar” të luftës

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 18:36 | Bota

Edhe pse janë në luftë që prej më shumë se një muaji, forcat e armatosura të Ukrainës nuk e kanë humbur sensin e humorit. Përmes disa publikimeve në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë versionin e saj të çmimeve Oscar, duke vlerësuar videot e operacioneve ushtarake apo episodeve gazmore që kanë ndodhur në vend që prej 24 shkurtit, kur rusët nisën pushtimin.

Videot e publikuara janë ndarë në kategori të ngjashme me ato të çmimeve origjinale Oscar, si “filmi” më i mirë, apo “aktori më i mirë”. Ky është shembulli i fundit i luftës së informacionit, të fituar nga Ukraina. Llogaritë zyrtare të autoriteteve kanë postuar rregullisht video dhe foto meme, që janë bërë virale në rrjet dhe kanë bërë që vendi të fitojë mbështetje në të gjithë globin.

Filmi më i mirë: Fundosja e anijes

Aktori më i mirë joprotagonist: Traktori ukrainas në “Zbutja e hundëgjatit”

Filmi më i mirë i huaj: Bajraktari në “Kënga e mikut turk”

Kinematografia më e mirë: “Puthja e thumbuese”

Kënga më e mirë: Himni Kombëtar në një strehë kundër bombave

Aktorja më e mirë: Raketahedhësja Javelin, për rolin në “Djegia e gogolit”

Produksioni më i mirë: Prita e ushtrisë

A2 CNN Livestream

Dita jonë