Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet 2023, Bylykbashi: PD do të marrë një rezultat shumë herë më të lartë se me Bashën

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 20:52 | Politikë
Zgjedhjet 2023, Bylykbashi: PD do të marrë një rezultat

Një parti e përbashkon shumë objektivi i fitores, e përbashkon akoma më shumë fitorja. Në zgjedhjet e vitit 2023 na jep mundësinë për një lloj fitoreje relative sepse jam shumë i sigurt që rezultati do të jetë shumë, po shumë herë më i lartë se çfarë ka prodhuar Lulzim Basha deri më sot”.

Kështu u shpreh i ftuar në A2 CNN Oerd Bylykbashi, deputet i PD, teksa foli për të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.

Sa i përket liderit të ardhshëm të PD, Bylykbashi tha se Berisha ka treguar se e çon partinë drejt fitores. “Berisha ka kaluar disa teste me votë që nga momentin që është shpallur “non grata”. Ne duhet të tregohemi të zgjuar të projektojmë lidershipin e PD-së në 15-20 vitet e ardhme. Në fund farë, Sali Berisha ka dhënë prova që është fitues. Ka bërë një proces që i ka bindur demokratët. Njerëzit besojnë se ky është një figurë që shkon drejt fitores”, tha Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë