Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dybala “përjashtohet” nga Juventus, Inter rigjen Brozovicin

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 14:59 | Futboll
Dybala “përjashtohet” nga Juventus, Inter rigjen Brozovicin

Pas futbollit ndërkombëtar, kampionatet europiane rinisin me supersfidën ndërmjet Juventusit dhe Interit. Derbi i Italisë është dueli i shumëpritur në Serinë A, por mbi të gjitha një ndeshje që mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion.

Edhe pse ndodhen 7 pikë larg Milanit kryesues, me një fitore bardhezinjtë do të rindiznin shpresat për titullin. E njëjta gjë vlen edhe për Interin, teksa barazimi rrezikon t’i nxjerrë të dy skuadrat nga gara. Për sfidën vendimtare të së dielës, Allegri po studion dy alternativa.
Rreshtimin tradicional 4-4-2, me aktivizimin e Cuadrado dhe lënien në stol të Dybala, me repartin ofensiv që do të përbëhet nga Morata dhe Vlahovic. Vetëm nëse zgjedh skemën 4-3-3 në momentin e fundit, atëherë argjentinasi mund të plotësojë sulmin. I rëndësishëm te bardhezinjtë është edhe rikuperimi i Zakaria.

Ky i fundit do të shërbejë për t’i dhënë ekuilibër skuadrës dhe për të dueluar me Brozovic. Rikuperimi në kohë i mesfushorit kroat është lajmi më i madh te Interi. Pasi u stërvit i diferencuar për disa kohë, ai iu bashkua grupit dhe do të jetë në fushë kundër Juventusit.

Dilema e vetme te zikaltërit lidhet me gjendjen e De Vrij. Pas lëndimit muskulor në pulpë, mbrojtësi vijon të punojë i diferencuar dhe prezenca e tij në “Allianz Stadium” mbetet në dyshim. Në Appiano janë stërvitur edhe Correa e Vecino, pas angazhimeve ndërkombëtare, ndërsa Sanchez e Vidal mbërritën vetëm këtë të premte pas ndeshjeve me Kilin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë