Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:05
zjarir ne depo 1280x720

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:05

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas, se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Vyacheslav Gladkov tha se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore të dy helikopterëve ukrainas.

Ai raportoi më herët se ishin lënduar dy persona, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin me flakët, tha ai.

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.